Mediet gjermane shkruajnë për Valmir Sulejmanin: Heroi ‘i djegur’ i Mannheim

Ylli kosovar i futbollit, Valmir Sulejmani, ka marrë vëmendje të madhe në Gjermani, pas paraqitjes brilante në Kupën e Gjermanisë.

Sport

12/08/2019 16:44

Skuadra e Sulejmanit pati një short mjaft të vështirë, ku përballë pati skuadrën e Eintracht Frankfurt, ndaj së cilës u mposht me rezultatin 3:5.

Por, përkundër humbjes, Sulejmani pati një paraqitje të jashtëzakonshme, duke tundur dy herë rrjetën e skuadrës nga Bundesliga.

Lojtari kosovar shënoi dy gola për t’i dhënë epërsinë prej 2:0 skuadrës së Mannheim, para se Frankfurt të përmbyste gjithçka, përcjell lajmi.net.

‘Südëestrundfunk’ shkruan se Sulejmani lehtë mund të ishte heroi i skuadrës, pas performancës brilante të tij, përcjell ‘Sportschau’, transmeton lajmi.net.

“Jam i lumtur për dy golat, por do të isha më i lumtur nëse nuk do të shënoja dhe ne do të kalonim raundin” ishin fjalët e Sulejmanit pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Mediet gjermane e kanë cilësuar performancën e Sulejmanit si më të mirën deri në këtë pikë të karrierës së tij.

Sulejmanit iu deshën vetëm 11 minuta për t’i dhënë epërsinë prej 2:0 skuadrës së tij. /Lajmi.net/