Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Mediet e huaja shkruajnë për videoklipin e ri të Rita Orës

21:22 | 26 Mars 2020

Mediet e huaja kanë shkruar për projektin e ri të Rita Orës.

Pasi publikoi këngën e saj të re “How to be lonely” në fillim të këtij muaji, Rita Ora ka qenë duke punuar për videoklipin, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Dhe në klipin më të fundit nga videoja, Rita tregoi anën e saj të ngathët, teksa shihej e mbështetur pranë një ariu.

Videoklipi i Ritës publikohet të premten, për fansat e saj besnik.

Rita dukej senzacionale në video teksa tregoi anën e saj artistike ndërsa ishte e mbështjellur nga një ari, e veshur me të brendshme sportive të bardha.

Në një skenë tjetër shihej Rita e zhveshur lakuriq, teksa e mbulon veten me ngjyrë ari, kurse në tjetër skenë kishte ngritur kokën dhe po shikonte kamerën.

Ajo ditë më parë kishte publikuar foto në pishinë, ku shkroi “Këmbët e mia duken të mëdha. Ditë të lumtura”, teksa kujtoi ditët para pandemisë. /Lajmi.net/