Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Mediet e huaja shkruajnë për nënën e Ritës, e cila po qëndron në vijën e frontit në Britani

15:03 | 7 Prill 2020

Nëna e Rita Orës, Vera Ora së fundi është bashkuar më Shërbimin Britanik të Shëndetësisë (NHS).

Nëna e këngëtares, është rikthyer në punë si psikiatre, shkruan Evening Standard, transmeton lajmi.net.

Rita Ora ka vlerësuar nënën e saj psikiatre si “superhero,” pasi ajo vendosi të kthehej në vijën e parë të NHS (Shërbimit Britanik të Shëndetësisë) mes pandemisë koronavirus.

Nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu do të ndihmojë pacientët rreth shëndetit mendor, të cilët janë ekspozuar ndaj COVID-19, sipas revistës “Hello”.

Rita tha “Nëna ime ka qenë gjithmonë heroina ime, por kjo pandemi e ka bërë sinqerisht atë një superhero në sytë e mi”.

“Ajo është aq e guximshme dhe ka kaluar kaq shumë në vetvete, por zemërgjerësia e saj për të ndihmuar të tjerët vetëm të çimentojë atë që unë e di se nëna ime është e aftë”, shtoi Ora.

Këngëtarja tha se nuk është vetëm nëna e saj ajo që tregon këto tipare, duke shtuar “Të gjithë mjekët dhe infermierët e NHS janë heronjtë e mi”

Sahatçiu tha se nuk kishte “asnjëherë dyshime” që ajo të kthehej në front për të ndihmuar në përgjigjen ndaj virusit.

“Unë e dua punën time dhe dua të bëj më të mirën,” i tha ajo revistës.

“Ajo është roli dhe detyra ime të ndihmoj të tjerët. Asgjë nuk do të më ndalojë nëse nuk jam mjaft mirë për ta bërë atë. Këto janë periudha sfiduese dhe kurrë më parë nuk kam dashur të ofroj më shumë dhembshuri dhe mbështetje për kolegët e tjerë”, shtoi Vera Ora.

Rita bashkë me motrën e saj, Elenën janë regjistruar si vullnetare në NHS. /Lajmi.net/