Mediet amerikane e çojnë në qiell kancelaren Angela Merkel

Mediet amerikane e cilësojnë kancelaren gjermane, Angela Merkel, si gruan  më të fuqishme në botë. 

Bota

26/11/2014 23:33

Magazina prestigjioze për modë dhe kulturë, “Vanity Fair” shkruan se Merkel është me e fuqishme se sa të gjithë meshkujt që kanë qeverisur Gjermaninë, që nga kancelari i parë pas Luftës së Dytë Botërore, Konrad Adenaur, e deri te ai i fundit para saj, Gerhard Schröder, transmerton Lajmi.net.

“Ajo flet sy më sy me presidentin rus Vlladimir Putin, sikur të ishte magjistare nga mitologjia greke, udhëheq bisedime me kinezët, nervozon dhe i hidhëron vendet tjera të Bashkimit Evropian me këmbëngulësinë e saj”, shkruan “Vanity Fair”, duke vlerësuar se Merkel i ka siguruar rëndësi të madhe vendit të saj në botë, transmeton gazeta gjermane Bild.

Merkel madje paraqet “mister në vendin e saj”, shton “Vanity Fair”, kurse gazeta e njohur e intelektualëve në bregun lindor të SHBA-ve “New Yorker” shkruan se “gjermanja e qetë” ka bërë kërcim mahnitës në karrierë dhe është bërë gruaja më e fuqishme në botë. (lajmi.net)