Mediat sllovene: U bënë gabime edhe nga politikanët slloven por, edhe nga Haradinaj
Sllovenia i ka bërë disa “gabime të panevojshme personale” me arrestimin e ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt dhe duke ia marrë pasaportën atij, vlerëson gazeta sllovene Dnevnik.
Lajme
Por, kjo gazetë ka vërejtje edhe për deklaratat e Haradinajt, duke theksuar se shteti slloven për shkak të këtyre deklarimeve është dashur të sillet me të si Zvicra me ushtarakun boshnjak Naser Oriq.
Gabimet janë bërë pavarësisht se fletë-arresti ndërkombëtarë kundër Haradinajt është i vlefshëm ose jo.
“Kur Prishtina reagon në mënyrë histerike ndaj arrestimit, Sllovenia në një mënyrë e vë në pikëpyetje tërë procedurën e saj në kufu dhe në gjykatë. Sipas gazetës , shteti slloven është gjetur në një politizim të panevojshëm pasi Kryeministri slloven Miro Cerar ka premtuar se do të përshpejtojë procedurë gjyqësore dhe pasi Ministri i jashtëm Karl Erjavec ka thënë se Haradinaj nuk do ekstradohet në Serbi edhe nëse Gjykata vendos kështu” ka shkruar Dnevnik.
Sipas gazetës, pranini i Prishtinës se ka verifikuar me vendet tjera se ku Haradinaj mund të ketë probleme në aeroportet e tyre, ndërsa nuk e ka parë të nevojshme këtë ta bëjë me Lubjanën, pikërisht kjo duhet ti bëjë politikanët sllovenë të ndihen keq.
“Edhe pse Haradinaj, nuk ka shkaktuar incident diplomatik qëllimshëm, ai edhe më tej në mënyrë të padrejtë po e vë në pikëpyetje miqësinë e Sllovenisë me Kosovën, që është arsye që Sllovenia ta trajtojë sikur të tjerët, më saktë sikur Zvicra (në rastin e ushtarakut boshnjak Naser Oric)” , ka shkruar Dnevnik.