Mediat serbe zbulojnë “zemrën” e Serbisë; është në Elbasan

Mediat serbe kanë harruar futbollin dhe që prej zbritjes së avionit me kombëtaren serbe në Rinas, janë munduar të gjejnë “incidente” dhe së fundmi edhe “zemrën” e Serbisë.

Sport

08/10/2015 19:14

Me titullin “Elbasani është zemra e Serbisë; këtu janë reliket e shenjtorit të parë serb”, në versionin e saj online “Kurir” publikon një artikull të shoqëruar me ikonat e Kishës Ortodokse të Elbasanit.

“Sonte në Elbasan është në qendër të vëmendjes për shkak të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Por, ajo që shqiptarët nuk e dinë është se ky qytet është një vend zë një vend të veçantë në historinë serbe. Në Manastirin e Elbasanit, që prej vitit 1381 ndodheshin ikonat e Shën Jovan Vladimirit, i pari shenjtor serb”, shkruan Kurir.

Në artikull Kurir shkruan se ikonat janë zhvendosur që prej vitit 1995 në Katedralen Ortodokse në Tiranë dhe jep versionin serb të historisë së Shën Jovanit.

/ Top Channel