Mediat serbe shkruajnë për arsyen që Rama nuk e ftoi Thaçin në ndeshje

Vendimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama për të mos e ftuar zv/kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi në ndeshjen e futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë në Elbasan, ka zgjuar reagime edhe në opinionin dhe mediat serbe.

Lajme

07/10/2015 18:04

Tanjug shkruan se të dy liderët, Thaçi dhe Vuçiq mund të shkojnë në për ta parë ndeshjen, mirëpo Vuçiq së fundmi ka kushtëzuar duke thënë se ai nuk do të marrë pjesë aty nëse marrë pjesë edhe Hashim Thaçi, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, Thaçi ka treguar se ai do të shkojë të mbështesë futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë në Elbasan, pasi mes reprezentacionit shqiptar ka edhe futbollistë nga Kosova.

Në anën tjetër, Vuçiq ka thënë se do të vendosë për të shkuar ose jo pas konsultimeve me kolegët shqiptarë.