Mediat serbe raportojnë për përgatitjen e një Asociacioni të komunave shqiptare në Luginë

E përditshmja serbe “Kurir” ka shkruar se shqiptarët që jetojnë në Serbi, përkatësisht në Luginë të Preshevës, të shtunën e ardhshme planifikojnë ta shpallin Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbi.

Lajme

09/09/2015 14:53

Sipas të përditshmes serbe, shqiptarët që jetojnë në Serbi janë të gatshëm të nisin trazira nëse kjo gjë kundërshtohet nga Beogradi, dhe se për synim e kanë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, si masë reciproke ndaj themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, transmeton Indeksonline.

“Në një takim sekret që është mbajtur në Preshevë të hënën, me pjesmarrës Jonuz Musliun, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe zëvendësi i tij Shukri Imeri, Nagip Arifi kryetar i Komunës së Bujanovcit, dhe Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, janë dakorduar që më 12 shtator të organizojnë një mbledhje me përfaqësues të tri komunave, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Është planifikuar që fillmisht deklaratën e komunave me shumicë shqiptare ta propozojnë këshilltarët e tyre, por në të vërtet pas tyre qëndrojnë katër persona që e kanë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës”, ka cituar Kurir një nga bashkëbiseduesit.