Mediat preshevare japin një lajm të mirë: Shaip Kamberi rizgjidhet deputet

Shaip Kamberi është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë.

Lajme

28/04/2022 22:55

Kështu të paktën raportojnë mediat në Luginë të Preshevë.

Sot është mbajtur rivotimi në “lagjen e Strukarëve” në Tërnoc pasi ishin konstatuar shumë parregullsi të shfaqura në këtë vendvotim më 3 prill.

RTV Presheva raporton se Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, me bartës liste Kamberin, ka marrë 686 vota, SNS një votë, ndërsa 11 vota janë shpallur të pavlefshme.