Mediat gjermane: Miratimi i Speciales, afron Kosovën drejtë BE-së

Kosova ende nuk ka përmbushur kriteret e BE-së për heqjen e vizave. Kështu citohet të ketë thënë për radion Dojçlandfunk, shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë Samuel Zhbogar. Ai në fakt është shumë pak optimist për mundësinë e heqjes së vizave për kosovarët këtë vit.

Lajme

07/08/2015 12:41

Në anën tjetër në artikullin e gazetarit të Radios nacionale gjermane Dojçlandfunk, Tomas Otto kushtuar Kosovës, thuhet se “Miratimi i Gjykatës Speciale nga Parlamenti i Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Debati politik aktual në Gjermani për vendosjen e Kosovës në radhën e vendeve të sigurta, gjë që do të mundësonte kthimin e shpejtë të azilkërkuesve në Kosovë, do të shpejtonte procesin për heqjen e vizave për Kosovën, thuhet në artikull, ndërsa theksohet se “miratimi i Gjykatës Speciale nga Parlamenti i Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Radioja kombëtare gjermane Dojçlandfunk, në artikullin e përmendur citon presidenten Jahjaga të ketë thënë se “anëtarësimi i Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare nuk ka alternativë”.

Kosova ende nuk ka përmbushur kriteret e BE-së për heqjen e vizave, citohet të ketë thënë shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë Samuel Zhbogar, i cili është pak optimist për mundësinë e heqjes së vizave për kosovarët këtë vit: nga Mesdheu por edhe për shkak të përvojës së keqe që vendet e BE-së kanë me liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit. Shumë njerëz kanë keqpërdorur vizat për të kërkuar azil në vendet e BE-së”, thotë Zhbogar, i cili në anën tjetër thekson se “është shumë e vështirë tu sqarosh kosovarëve përse ata janë të vetmit në Ballkan pa liberalizimi vizash”.

Fakti që Kosova ka mbetur vendi i vetëm pa viza në Ballkan, ka ndikuar që tek popullata e Kosovës të bie entuziazmi për BE-në dhe të rritet njëkohësisht zhgënjimi me vendet e Bashkimit Evropian, thotë ministri i brendshëm Skender Hyseni, i cili përkundër tensioneve etnike, thotë se “Kosova, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi do të takohen së bashku në Bashkimin Evropian”. Por deri atëherë vendin e presin edhe shumë sfida.

Dhe përkrah reformave që Kosova duhet të përmbush, anëtarësimi i saj në BE varet edhe nga vullneti i secilit vend anëtar i Bashkimit evropian, thuhet në artikullin e radios Dojçlandfunk. (RTK)