Mediat e huaja për protestat në Kosovë: Më e këqija që nga shpallja e pavarësisë

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, dhe media tjera të huaja, kanë raportuar për protestat në Prishtinë, të cilat po vazhdojnë ende, duke i përshkruar ato si më të këqijat që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. 

Lajme

27/01/2015 14:45

Reuters ka raportuar për përleshjen e protestuesve me njësitet elite të policisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ato po raportojnë për protestues dhe policë të lënduar. Ndërsa, numrin e pjesëmarrësve në protestë po e përshkruajnë diçka më shumë se rreth 2000 pjesëmarrës. (lajmi.net)