Mediat botërore shkruajnë për instilacionin me fustane

Ideja e instilacionit “Mendoj për ty” në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë, është bërë lajm edhe në shumë prej mediave botërore.

Lajme

13/06/2015 10:39

Gazeta britanike The Guardian kishte shkruar një artikull, ku tregonte për fustanet e grumbulluara dhe personalitetet ndërkombëtare që i dhuruan ato duke përfshirë Chery Blair dhe Rita Orën.

E përditshmja angleze Daily Mail, ka shkruar për instalacionin, duke e përmendur se në mesin e fustaneve të varura na stadiumin e Prishtinës, qëndron fustani i Rita Orës dhe gruas së ish-kryeministrit anglez, Tony Blair.

Edhe agjencia amerikane e lajmeve ABC Neës, i ka kushtuar një artikull veprës artistike në përkrahje të grave të dhunuara në luftë, transmeton Klan Kosova.

Yahoo Neës, Quartz, Euroneës, janë disa nga mediat të cilat botërisht kanë bërë publik lajmin, se në Kosovë është shpalosur ekspozita “Mendoj për ty”, në përkrahje të grave të dhunuara seksualisht, gjatë luftës në Kosovë.