Mediat angleze: Ronaldo favorit për Topin e Artë

UEFA sot ka publikuar 23 emrat që janë në garë për të fituar Topin e Artë, ndërsa mediat angleze menjëherë kanë filluar të raportojnë favoritin për të fituar këtë trofe.

Sport

28/10/2014 16:06

Sipas shkrimeve të shkruara nëpër mediat angleze gjatë ditës së sotme, mësohet se Cristiano Ronaldo është favorit për të fituar çmimin më të madh individual, Topin e Artë.

Messi ka fituar katër herë radhazi këtë trofe, mirëpo sipas mediave angleze, Ronaldo tashmë është në një formë të madhe dhe është favorit për të fituar për të dytën herë radhazi me fanellën e Real Madridit.

Me forcën, fuqinë dhe golat që është duke i shënuar Ronaldo, padyshim që konsiderohet favoriti kryesor për Topin e Artë, gjithnjë kjo sipas mediave angleze.