Media spanjolle i vlerësoi nëntë lojtarë të Barcelonës me “zero”

Humbja e Barcelonës nga Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve është tema kryesore në mediet sportive.

Sport

15/08/2020 14:41

Quique Setien dhe drejtuesit e Barcelonës janë duke u përballë me shumë kritika, sidomos nga mediet spanjolle.

Spanjollët ishin kritikë kur bëhet fjalë edhe për vlerësimet e lojtarëve, dhe gazeta AS ka shkuar aq larg, duke vlerësuar nëntë lojtarë të Barcelonës me rezultat “zero”.

AS i vlerëson lojtarët me simbolin e “zemrës” nga lojërat me letra.

Te vetmit që morën nga një simbol janë Luis Suarez dhe Jordi Alaba./Lajmi.net/