Media shqiptare: Ish-gruaja e Fatos Nanos s’ishte në ceremonië mortore, disa e ngatërruan Shefikat Ngjelën me të

Në disa media sot është shpërndarë një foto nga ceremonia e lamtumirës së ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nanos, me pretendimin se në të shfaqet ish-bashkëshortja e tij, Rexhina Nano. Por, në fakt, gruaja në foto nuk është Rexhina Nano, por Shefikat Ngjela, mikeshë e familjes dhe e zonjës Xhoana Nano, bashkëshortes së themeluesit të Pasrtisë…

Lajme

02/11/2025 17:07

Në disa media sot është shpërndarë një foto nga ceremonia e lamtumirës së ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nanos, me pretendimin se në të shfaqet ish-bashkëshortja e tij, Rexhina Nano.

Por, në fakt, gruaja në foto nuk është Rexhina Nano, por Shefikat Ngjela, mikeshë e familjes dhe e zonjës Xhoana Nano, bashkëshortes së themeluesit të Pasrtisë Socialiste të Shqipërisë.

Rexhina Nano, ish-bashkëshortja e parë e Fatos Nanos, nuk ka qenë pjesë e ceremonisë mortore. Gabimi duket të jetë bërë nga portale që kanë shpërndarë imazhin pa e verifikuar identitetin e personit në foto.

Rexhina Nano ka qene e martuar per 27 vjet me Fatos Nanon dhe eshte ndare ne vitin 2001. Ajo nuk ka bere asnje dalje publike me pas. E vetmja deshmi per jeten e saj bashkeshortore ka qene ne librin e saj: Te jetosh kohen-2018, ku flet me shume dashuri dhe respekt per ish bashkeshortin. Ne ceremonine zyrtare sot ishin femijet e saj dhe Fatos Nanos, si dhe mbesa e nipi. Ndersa Xhoana Nano ishte e shoqeruar nga djali i saj. / dritare.net