Medel me kapelë të Juventusit

Gary Medel ka mbërritur në Milano dhe së shpejti do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para zyrtarizimit të transferohet në Inter. Por, vetëm dy vjet më parë ai mbante kapelë të Juventusit.

Sport

05/08/2014 11:39

Gary Medel pritet të jetë përforcimi më i ri i Interit.

Mesfushori kilian ka mbërritur në Milano dhe së shpejti do të zyrtarizojë transferimin te Nerazzurrët.

Ardhja e tij ka shtuar entuziazmin në mesin e tifozëve të skuadrës nga Giuseppe Meazza, të kënaqur me angazhimin e tij edhe për faktin se Medel ishte një prej futbollistëve më të mirë të Kilit në Kampionatin botëror.

Por, mbetet të shihet se si do të reagojnë ata ndaj pamjeve të Medelit me një kapelë të Juventusit në vitin 2012.

Edhe pse nuk ishte anëtar i rivalit të përhershëm të Interit, Medel e mbante në kokë një kapelë të aktualisht kampionit të Italisë.