Medel forcon Interin
Inter ka arritur marrëveshje për transferimin e një prej futbollistëve më të dalluar në Kampionatin botëror. Nerazzurrët do të angazhojnë mesfushorin kilian Gary Medel nga Cardiff.

Sport
Inter s’ka të ndalur. Nerazzurrët kanë siguruar edhe një përforcim të ri gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Sipas “Sky Sport 24”, gjiganti italian ka arritur marrëveshje me Cardiffin për angazhimin e mesfushorit Gary Medel.
Një prej futbollistëve më të dalluar të Kilit në aventurën pozitive në Kampionatin botëror, pritet që së shpejti të zbarkojë në Milano për t’ju nënshtruar testeve mjekësore dhe nënshkruar kontratën me klubin nga Giuseppe Meazza.
Së fundmi, Medel ishte kërkuar edhe nga Napoli, por duket se në fund Inter ka siguruar shërbimet e tij. Skuadra e Walter Mazzarrit gjatë ditës së sotme pritet të finalizojë transferimin e mesfushorit Yann M’Vila dhe Dodo.