Meda me shqiptarët e Zvicrës (Foto)

Këngëtari i mirënjohur, Medi Pergjegjaj –Meda ka takuar disa prej futbollistëve shqitarë të Zvicrës si Xherdan Shaqiri, Pajtim Kasami, Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi. 

Sport

13/11/2014 17:14

Këngëtari i mirënjohur, Medi Pergjegjaj –Meda, njëkohësisht president i Hajvalisë, ka takuar futbollistët shqiptarë, anëtarë të Përfaqësueses së Zvicrës.

Në fotografitë e publikuara në rrjetin social Facebook, Meda shihet i shoqëruar nga Xherdan Shaqiri, Pajtim Kasami, Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi.

Zvicra është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës eliminatore për Euro 2016 kundër Lituanisë.

Por, nuk kemi informacione nëse Meda ka tentuar të bind Shaqirin që të transferohet në Hajvali, derisa mesfushori ka pranuar se është i interesuar të largohet nga Bayern Munich.