Me votimin e Speciales u shmangen shumë pasoja të mëdha

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, mendon se numri më i madh i akuzave që mund të ngrehë Gjykata Speciale do të jenë për periudhën pas përfundimit të luftës.

Lajme

13/08/2015 07:48

Sipas tij, për kohën gjatë luftës numri i akuzave do të jetë më i vogël. Salihu e konsideron si gabim përmendjen e emrave të disa individëve të mundshëm që mund të akuzohen nga Specialja pa pasur akuza zyrtare.

Ai ka thënë për “Epokën e re” se nëse Gjykatën Speciale nuk do ta votonte Kuvendi, të gjitha proceset integruese të Kosovës do të ndaleshin dhe do të ndikonin edhe në proceset e brendshme politike dhe ekonomike.