Më votat e publikut Liami dhe Lidi shkojnë në nominim “kokë më kokë”

Spektakli e së martës të ‘Big Brother VIP Albania’ e kanë karakterizuar debate të ashpra në mes banorëve. Jetmiri ishte një nga banorët i cili ka kërkuar të largohet nga shtëpia pas kërcënimeve dhe ofendimeve që ka marr nga Egla, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë së vendimin përfundimtar do ta tregojë në spektaklin e së…

ShowBiz

17/04/2024 12:44

Spektakli e së martës të ‘Big Brother VIP Albania’ e kanë karakterizuar debate të ashpra në mes banorëve.

Jetmiri ishte një nga banorët i cili ka kërkuar të largohet nga shtëpia pas kërcënimeve dhe ofendimeve që ka marr nga Egla, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë së vendimin përfundimtar do ta tregojë në spektaklin e së shtunës.

Një televotim ishte i hapur këto ditë më pyetjen “Kë doni ta shpëtoni”, dhe dy banorët të cilët do të merrnin më së paku vota do të vendoseshin në nominim ‘kokë më kokë’.

Këtë dy banorët janë Liami dhe Lidi dhe njëri nga ta do të largohet përfundimisht nga shtëpia të shtunën. /Lajmi.net/