‘Më vjen keq që duhet ta bëj këtë’, këngëtari i njohur anulon koncertin për këtë arsye

Justin Timberlake thotë se po shtyn koncertin e tij të së mërkurës në Nju Jork, sepse akordet e zërit i ka 'shumë të rënduara'.

ShowBiz

25/10/2018 11:39

Ylli i popit shkruan në Instagram se sipas urdhrave të mjekut duhet të shtyjë shfaqjen e tij në Madison Square Garden, shkruan usatoday transmeton lajmi.net

Timberlake ka riprogramuar koncertin MSG për 31 Janar, ku është edhe ditëlindja e tij e 38-të.

Performuesi ka qenë i zënë. Libri i tij i ri, “Mendja e prapambetur dhe të gjitha gjërat që nuk mund t’i shoh para meje”, del më 30 tetor.

Timberlake tha në një deklaratë se libri do të nxjerrë në pah disa nga “njerëzit dhe vendet e rëndësishme”, prapa karrierës së tij. Ai gjithashtu tha se libri do të përfshinte homazhe ndaj gruas së tij, aktores Jessica Biel dhe djalit 3-vjeçar Silas.

Sipas botuesit të tij, Harper Design, Timberlake në librin e tij do të prekë çdo gjë nga vitet e mëparshme me “N Sync” deri tek “Saturday Night Live”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpVEbKIlL1U/?taken-by=justintimberlake