Me veturë godet për vdekje një biciklist në Prizren

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit. Lajmin për lajmi.net e konfirmoi Shaqir Bytyqi nga policia në këtë qytet, shkruan lajmi.net. “Me datë 06.08.24 rreth orës 17:40 një qytetare informoi policin për një aksident trafiku me lendime, ku një automjet kishte goditur një biciklist. Aksidenti kishte ndodhur në vend kalimin…

Lajme

06/07/2024 20:04

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit.

Lajmin për lajmi.net e konfirmoi Shaqir Bytyqi nga policia në këtë qytet, shkruan lajmi.net.

“Me datë 06.08.24 rreth orës 17:40 një qytetare informoi policin për një aksident trafiku me lendime, ku një automjet kishte goditur një biciklist. Aksidenti kishte ndodhur në vend kalimin per kembesor ne rr. Ekrem Rexha Prizren. Eshte njoftuar Urgjenca e cila bashkë me policin kanë dal në vendngjarje. Nga urgjenca kanë njoftuar se viktima ka pesuar lendime të rënda trupore. Rreth orës 18:00 nga patrulla e cila ishte në emergjencë është njoftuar se viktima (mashkull 64 vjeç) ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë“, tha ai për lajmi.net/Lajmi.net