“Më vërshlleu, u sëmura”, flet gruaja që u takua me njërin nga 100 majmunët e aksidentuar
Një kamion që bartte 100 majmunë në një laborator u përplas në Pensilvani. Kësisoj, një grua ndaloi veturën e saj për t’u dalë në ndihmë majmunaëve.

Fun
Njëri nga majmunët dhe i vërshëlleu në fytyrë. Ajo është e sëmurë tani.
Sipas mediave, Michel Fallon ishte duke vozitur pas kamionit kur ai u përplas, pas së cilës kutitë me primatët ranë në mes të autostradës.
Disa nga arkat u thyen, teksa majmunët iknin përreth zonës së aksidentimit. Ata përfundimisht u kapën dhe u eutanizuan në mënyrë njerëzore, raporton The Independent.
“Isha afër majmunëve, preka arkat, kalova kah jashtëqitjet e tyre, kështu që isha shumë afër. Telefonova për të pyetur, e dini, nëse jam e sigurt. Majmunët më vërshëllejnë dhe rreth e rrotull kishte feçe, dhe unë kisha një prerje të hapur”, deklaroi ajo.
Fallon u këshillua të kujdesej për shëndetin e saj për muajin e ardhshëm.