Me Valdeten, biznesi në Mitrovicë do të ringjallet

Dhjetëra përfaqësues të bizneseve, i kanë dhënë mbështetje të plotë kandidates së PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizit, në takimet që i zhvilloi me ftesë të tyre.

Lajme

08/11/2017 17:24

Gjatë takimeve, Idrizi i ka siguruar ata se në mandatin e ardhshëm, ajo do të jetë aleat i bizneseve për perspektivë të përbashkët, hapjen e vendeve të reja të punës. Toka do të jepet falas nga komuna për të gjitha ato biznese që kanë nevojë për të, ka theksuar Idrizi.

“Jam e përkushtuar që bizneset të jenë partner i zhvillimit të komunës. Lehtësirat ligjore, heqja e obligimeve të mundshme nga komuna, krijimi i zyrës për investime, inovacion dhe ndërmarrësi, do të jenë ndër prioritetet e mia”, theksoi Valdete Idrizi.

Ngritja e mirëqenies së qytetarëve, është fokusi ynë i parashtruar në platformën zgjedhore, theksoi ajo, duke shtuar se projektet për uljen e papunësisë do ta gjejnë përkrahjen e plotë në nivel qendror.

“Investimet që ulin papunësinë, ato që krijojnë vende të reja pune dhe që ngrisin mirëqenien e qytetarëve, janë disa nga prioritetet që do të realizojmë në mandatin e ardhshëm”, theksoi Valdete Idrizi.

Biznesmenët që takoi Idrizi, theksuan se Valdetja e mban fjalën dhe se gjatë qeverisjes së saj, investimet nga niveli qendror do të shtohen, do të ketë perspektivë, rritje të punësimit dhe mirëqenies