Me trendin aktual të rritjes, bota do t’i ketë 8 miliardë banorë shumë shpejt

Popullësia botërore është në rritje dhe ky trend i madh i rritjes mund të bëjë që shumë shpejt bota t'i ketë mbi 8 miliardë banorë.

Bota

04/04/2020 10:00

Numri prej 7 miliardë banorësh në botë që u konsiderua shumë i lartë është arritur më 31 tetor të vitit 2011, do të thotë ende 10 vite nga sot, shkruan lajmi.net.

Sipas trendit të rritjes dhe statistikave, projektohet që gjatë vitit 2022-2023 bota t’i ketë 8 miliardë njerëz, ndërsa 9 miliardë gjatë vitit 2037 – e shifrën prej 10 miliardë pritet ta arrijë rreth vitit 2025.

Rritja aktuale e popullësisë është 1.05 për qind për vit, ndërsa rritja më e madhe ishte në vitin 1960 2.09 për qind. /Lajmi.net/