Me trajnime në Shqipëri dhe Turqi: Njihuni me kuzhinierin nga Kamenica që gatuan në natyrë

Arsim Kqiku nga Kamenica është prej atyre që e bëjnë me shumë dashuri punën e tyre. Krahas kësaj, e veçanta e tij, është se ai ka vendosur që kuzhinën e tij ta bartë në ambient të hapur, pra në natyrë, shkruan lajmi.net Kqiku thotë se që afro dy dekada ka që punon në këtë profesion,…

Lajme

29/02/2024 21:18

Arsim Kqiku nga Kamenica është prej atyre që e bëjnë me shumë dashuri punën e tyre.

Krahas kësaj, e veçanta e tij, është se ai ka vendosur që kuzhinën e tij ta bartë në ambient të hapur, pra në natyrë, shkruan lajmi.net

Kqiku thotë se që afro dy dekada ka që punon në këtë profesion, dhe kujton se ai kishte një ëndërr tjetër, por edhe me profesionin e tanishëm është shumë i lumtur dhe me fat.

Tek sa gatuan drekën me gazetaren Rina Haziri, ai tregon të veçantat e këtij profesioni.

Kqiku tregon edhe momentet e para si kuzhinier, dhe për këtë ka mbajtur trajnime e shkollime në Turqi dhe Shqipëri.

Për ta kuptuar më shumë rreth ekspertizës së tij në përgaditjen e ushqimeve, shiheni videon e mëposhtme./Lajmi.net