Më tepër se 6.6 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën
6.601.349 raste me koronavirus janë regjistruar në mbarë botën.

Bota
Numri i infeksioneve me koronavirus ka kaluar shifrën 6.6 milionë, me 6.601.349 të konfirmuar aktualisht, sipas gjurmuesit të Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.
Vdekjet po i afrohen shifrës 390,000, me numrin aktual në 389.645.
Shifrat, të cilat bazohen në raportet zyrtare dhe mediatike, ka të ngjarë të nënvlerësojnë ndjeshëm shkallën e pandemisë për shkak të regjimeve të ndryshme të testimit dhe regjistrimit, si dhe të nën-raportimit të dyshuar. /Lajmi.net/