Më tepër se 58 mijë raste ditore me COVID-19 në SHBA

SHBA vazhdon të regjistrojë shifra të larta me COVID-19.

Bota

09/07/2020 09:02

Një total prej 3,054,699 rasteve të koronavirusit janë identifikuar në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i pandemisë, sipas njoftimeve të Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Të paktën 132.300 njerëz kanë vdekur në vend pas kontraktimit të virusit.

Të mërkurën, Johns Hopkins raportoi 58.601 raste të reja dhe 820 vdekje.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara. /Lajmi.net/