Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

Më tepër se 4800 raste të reja me COVID-19 në Peru

9:44 | 3 Qershor 2020

Peru ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të koronavirusëve në Peru u rrit në 174.884 të martën, një rritje prej 4.845 nga një ditë më parë, sipas ministrisë së shëndetit të vendit, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Vendi raportoi gjithashtu 133 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin, duke rritur numrin kombëtar të vdekjeve në 4.767.

Peru ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të koronavirusit në Amerikën e Jugut, pas Brazilit. /Lajmi.net/