Më shumë se dy orë, Dejona Mihali po vazhdon të intervistohet në Prokurorinë Speciale

Kanë kaluar më shumë se dy orë që kur Koordinatorja e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihali, është parë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Edhe pas dy orësh, Mihali po vazhdon të qëndrojë tek Prokuroria Speciale ku edhe po merret në pyetje. Lajmi.net ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria Speciale, por që…

Lajme

20/09/2024 12:18

Kanë kaluar më shumë se dy orë që kur Koordinatorja e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihali, është parë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Edhe pas dy orësh, Mihali po vazhdon të qëndrojë tek Prokuroria Speciale ku edhe po merret në pyetje.

Lajmi.net ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria Speciale, por që deri në këtë moment nuk është pranuar ndonjë reagim nga ana e tyre.

Nga ajo çfarë dihet momentalisht, në media qarkullojnë informacione se Mihali do të intervistohet për dy raste të veprave të korrupsionit të nivelit të lartë.

Madje theksohet se këto raste lidhen me ish-shefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i cili veçse është arrestuar pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion.

Krasniqi dyshohet se i shkaktoi dëme ekonomike KEK-ut deri në 3 milionë euro./Lajmi.net/