Më shumë se 50 fëmijë ushtarë të Shtetit Islamik këtë vit janë vrarë në Siri

Nga fillimi i këtij viti në Siri janë vrarë më shumë se 50 fëmijë ushtarë, të cilët janë rekrutuar nga grupi Shteti Islamik, kumtoi sot Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut.

Bota

15/07/2015 17:58

Ky grup për monitorim, me seli në Londër, e ka dokumentuar vdekjen e 52 fëmijëve ushtarë, të moshës nën 16 vjeçarë, të cilët kanë qenë pjesë e programit të SHI “Rinia për kalifat”.

Programi ofron trajnim intensiv ushtarak dhe fetar për fëmijët në rajonin të cilin SHI e kontrollon në Siri, transmetojnë mediat franceze.

Vetëm në korrik madje 31 fëmijë i kanë humbur jetët e tyre, në shpërthime, përleshje dhe sulme ajrore të regjimit sirian dhe forcave të koalicionit, të udhëhequra nga SHBA-ja.

Fëmijët ushtarë më së shpeshti i ruajnë pikat kontrolluese ose mbledhin të dhëna zbuluese nga rajonet të cilat nuk janë nën kontroll të SHI, por ky grup gjithnjë e më shpesh i shfrytëzon edhe për ekzekutim të të burgosurve ose kryerje të sulmeve vetëvrasëse.

Nga janari i këtij viti, SHI ka shfrytëzuar 18 fëmijë për sulme vetëvrasëse me bombë, ndërsa më parë edhe në luftë kundër milicisë kurde në verilindje të Sirisë.

Nga fillimi i vitit 2015, SHI ka rekrutuar më shumë se 1.100 fëmijë.