Më shumë se 2 milionë e 236 mijë të shëruar nga Covid-19 në botë

Më shumë se 5 638 190 raste infektimi dhe 352 494 të vdekur janë regjistruar sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Bota

27/05/2020 23:11

Ndër këto raste, të paktën 2 236 200 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4 728 vdekje të reja dhe 95 883 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 140  Brazili me 1 039 dhe Meksika me 501.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 993 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 280 të shëruar midis të premtes dhe të shtunës. 1 rast infektimi u regjistrua  midis të martës dhe të mërkurës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 691 342 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 99 724 vdekje dhe 384 902 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 37 460 vdekje për 267 240 raste, Italia me 33 072 vdekje për 231 139 raste Franca me 28 596 vdekje për 182 913 raste dhe Spanja me 27 118 të vdekur për 236 769 raste.

Europa – 2 073 964 raste (174 745 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 778 824 raste (106 553 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 809 124 raste (43 556 viktima).

Azia – 479 310 raste (14 816 viktima).

Lindja e Mesme – 366 949 raste (9 056 viktima).

Afrika – 121 522 raste (3 637 viktima).

Oqeania – 8 497 raste (131 viktima).