Më shumë se 104,000 njerëz të vdekur nga koronavirusi në SHBA

SHBA ka pasur të paktën 1,778,515 raste të koronavirusit dhe afro 104.051 vdekje nga virusi, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins.

Bota

31/05/2020 23:29

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Ndër të tjera, Shtetet e Bashkuara në përgjithësi kanë pasur 205,371 të shëruar nga virusi që shkakton sëmundjen Covid-19, sipas Worldometer.

SHBA-të kanë kryer rreth 17 milionë teste që prej kohës kur është shfaqur e deri më tani. /Lajmi.net/