Me shumë admirim, ndihmës trajneri i Chelsea flet për Eden Hazard
Legjenda e Chelsea që njëkohësisht është ndihmës trajner në këtë skuadër, Gianfranco Zola ka thënë disa fjalë për Eden Hazard.

Sport
Hazard i cili është lojtari kryesorë i skuadrës nga Londra, këtë vit ka qenë i lidhur ngushtë me disa zëra që e dërgonin në ‘Santiago Bernabeu’.
Por, këto zëra nuk e kanë minimizuar aspak dashurinë e Zola për yllin belg.
“Ai është një lojtar fantastik. Ekstremisht i mirë” ka thënë Zola për ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.
“Ai ka potencial të jashtëzakonshëm dhe më duket sikur po përmirësohet çdo ditë e më shumë “ ka shtuar italiani.
“Është një kënaqësi të jesh në bankë duke e parë atë të luaj për ty. Jam i lumtur që po i thyen rekordet e klubit” ka thënë ndër të tjerash Zola.
Zola dhe Hazard sot do të përballen me skuadrën e Wolverhampton, ku kërkojnë asgjë më pak se fitorja. /Lajmi.net/