Me Sarrin trajner, ky do të jetë sulmuesi kryesor i Juventusit

Maurizio Sarri ka identifikuar Gonzalo Higuain si lojtar që do të dëshironte të kryesonte vijën e sulmit nëse merr drejtimin e Juventusit.

Sport

25/05/2019 13:41

Trajneri Maurizio Sarri dhe sulmuesi Gonzalo Higuain mund të rikthehen në Serie A.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se trajneri italian në rast të arritjes së një marrëveshje me Juventusin, fazën e sulmit do t’ia besonte Gonzalo Higuain, përcjell ‘lajmi.net’.

Argjentinasi është ende një lojtar i Juventusit, pavarësisht se në 12 muajt e fundit ka qenë i huazuar, fillimisht te Milan, pas te Chelsea, ku ka qenë duke punuar me Sarrin.

Sarri është emri më i lakuar për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin e larguar te Juventus.

Kujtojmë se Sarri në të kaluarën në Serie A ka drejtuar Empolin dhe Napolin./Lajmi.net/