Me sanksione duan ta kontrollojnë Rusinë!

Presidenti rus, Vladimir Putin, një emision “live” drejtuar qytetarëve të vendit të tij, ka deklaruar të enjten se sanksionet perëndimore kanë për qëllim pengimin e Rusisë, dhe se fajësimi i Moskës për konfliktin e Ukrainës janë vetëm pretekst për masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bota

16/04/2015 14:52

Ai ka fajësuar qeverinë e Kievit për bllokadë ekonomike në rajonin Donbas të Ukrainës, ndërsa ka këmbëngulë se në këtë shtet fqinj të Rusisë nuk ka trupa ruse, ashtu sikurse akuzohet nga Perëndimi.

SHBA-të dhe BE-ja vendosën sanksione ndaj Rusisë pas aneksimit të gadishullit ukrainas, Krimesë, me qëllim që të bindin Moskën të ndryshojë  sjelljen ndaj Ukrainës, por përkundrazi nxiti rebelët edhe në dy rajone tjera, Donjeck dhe Luhansk.

Putin deklaroi se Moska është duke iu përmbajtur marrëveshjes së armëpushimit për konfliktin e Ukrainës, dhe se sanksionet e Perëndimit, që sipas tij kanë si qëllim të kontrollojnë Rusinë, nuk kanë fare të bëjë me situatën në Ukrainë.