Me rastin e fejesës, JLo dhe Alex Rodriguez pranojnë letër urimi nga Barack Obama

Ish-presidenti i Amerikës, Barack Obama u ka dërguar një letër urimi Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez me rastin e fejesës.

ShowBiz

22/03/2019 17:15

Alex Rodriguez pak ditë më parë i propozoi fejesë këngëtares së njohur, Jennifer Lopez, shkruan lajmi.net.

Dyshja kanë marrë një urim të vecantë nga ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, i cili u dërgoi letër me emrin e tij personal.

“Michelle dhe unë vetëm donim t’ju përgëzonim për fejesën tuaj. Pas 26 vjetësh së bashku, mund të themi se çdo gjë që mund të sjell jeta mund të bëhet më e mirë nëse e ndan me dikë që e doni. Të gjitha të mirat, Barack Obama”, shkruan ai në letër.

Ndërsa, Alex është shprehur tejet i kënaqur që pranoi një urim nga një person i tillë dhe shkroi “Kjo do të thotë e gjithë bota për ne”. /Lajmi.net/