Më pak pritje në kufi me Serbinë

Sot në pikëkalimet kufitare me Serbinë është përmirësuar gjendja e kolonave të gjata të pritjes.

Lajme

10/08/2014 14:17

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikëkalimet kufitare në Merdare, Mutivodë dhe tek Dheu i Bardhë, gjatë ditës së sotme ka pasur më pak kolona të pritjeve.

“Si vazhdimësi e njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, ju informojmë se në pikëkalimet kufitare Merdare, Mutivodë dhe Dheu i Bardhë, që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë, sot është përmirësuar gjendja sa i përket krijimit të kolonave dhe pritjeve të gjata.

Informacionet e orës 12:00 tregojnë se në Merdare në hyrje për në RKS nuk ka pritje fare, ndërsa në dalje kolona është e shkurtër dhe pritjet momentale po zgjasin vetëm 30-40 minuta”, njofton Policia e Kosovës.

Në dy pikëkalimet tjera kufitare, Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, nuk ka pritje fare, as në hyrje e as në dalje, përveç kohëzgjatjes 5-10 minuta, sa zgjat procedura normale e kalimit kufitar.