Me Pacollin pleqëri të lumtur, pensionet 250 euro

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli ia din vlerën parasë. Ai cilësohet si shqiptari më i pasur. Para sot u ka premtuar edhe bashkëmoshatarëve të tij. Në një takim me pensionistë, Pacolli ka thënë se nëse partia e tij arrin të fitojë për ta drejtuar qeverinë, atëherë pensioni minimal në Kosovë do të jetë 250 euro.  

Lajme

31/05/2014 14:14

Ai u ka premtuar pensionistëve se nëse ja besojnë votën, do t’ua përmirësojë jetën. Pacolli ka premtuar rritje vjetore të buxhetit deri në masën 30 për qind. 

“Nëse ne vijim në qeveri dhe arrijmë të marrim drejtimin e saj, kemi për të bërë shumë gjëra për të përmirësuar jetën tuaj. Unë u them se nëse AKR do të qeverisë do të ketë rritje vjetore të buxhetit të shtetit nga 25 deri në 30 për qind. Ajo rritje e buxhetit do të shkonte edhe për rritjen e mirëqenies tuaj”. 

“Unë e di se pensionet tuaja janë shumë të vogla, dhe një pjesë e madhe e tyre u shkojnë vetëm për ilaçe. Por ne do t’ua rrisim ato, dhe pensioni minimal do të jetë 250 euro. Ne jemi dëshmuar për këtë”. 

Presidenti i AKR-së, thotë se qeverisja që po lëmë pas, e dëshmon pastërtinë dhe vullnetin për punë të ekipit të tij. 

“Me ata pak ministra që kemi pasur në qeveri, kemi dal faqebardhë. Nuk jemi akuzuar e as hetuar për korrupsion. Nëse në partinë time do të kishte të akuzuar, unë nuk do të konkurroja”.