Me një video ku shfaqet joshëse, Enca zbulon pak nga projekti i ri

Enca Haxhia e ka paralajmëruar projektin e ri.

ShowBiz

22/04/2019 23:23

Këngëtarja Enca Haxhia e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor nëpërmjet një videoje të shkurtër të cilën e ka hedhur në Instastory, shkruan lajmi.net.

Në sfond dëgjohej një pjesë e këngës të cilën ajo është duke e përgatitur ndërsa pranë saj Enca ka shkruar: Së shpejti.

Sipas asaj çfarë dëgjohet, kënga duket të jetë një dedikim për dashurinë. Këngëtarja nuk ka bërë të ditur datën kur do të lansohet projekti e as titullin.

Kanë kaluar dy muaj prej kur këngëtarja seksi nga Shqipëria nuk kishte sjellë ndonjë projekt muzikor.

Kënga e fundit që u lansua nga Enca në kanalin zyrtar në Youtube ishte ajo ‘Balad’, këngë kjo që u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar pasi ishte një stil tjetër nga ajo që jemi mësuar ta shohim Encën.

Ndërsa më poshtë lajmi.net ua përcjell videon ku Enca dëgjohet duke kënduar këngën e saj të ardhshme./Lajmi.net/