“Me një shkurt, familjet kosovare do ta paguajnë rrymën më shtrenjtë se në SHBA”

Ish-deputeti Dardan Sejdiu, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka nxjerr disa informata lidhur me Miami Dade County – Bashki kjo në shtetin e Floridas të SHBA-së. Sipas Sejdiut, familjet në Kosovë do të paguajnë rrymën më shtrenjtë se në Amerikë.

Lajme

21/01/2022 23:40

Përmes këtij shkrimi, Sejdiu ka ironizuar me qeverinë e Kosovës lidhur me miratimin e propozimit të ZRRE-së për rritjen e çmimeve, shkruan lajmi.net.

Sejdiu ka njoftuar se në këtë shtet çmimi i rrymës për kWh kushton 11.8 centë.

Gjithashtu, ky shtet nuk ka asnjë pikë kufizuese nga qershori i 2021.

“Dhe ne Miami Dade County shoke dhe shoqe fatura mujore e rrymes per nje familje 4 antareshe me shpenzime prej 1500 kWh me 1 Shkurt do te jete €165, kundrejt familjeve tona qe do te pagujme nga €189 (me subvencione nga Qeveria)”, përfundoi Sejdiu.

Postimi i plotë:

Qe nje informate:

Miami Dade County eshte nje bashki ne shtetin e Floridas ne SHBA ;

Miami Dade County ka 2,7 milion banore;

Miami Dade County ka cmimin per kwh 11.8 cent (lexo: njembedhjete pike tete cent);

Miami Dade County ka 82% te popullates te vaksinuar;

Miami Dade County nuk ka asnje mase restriktive prej Qershorit 2021;

Miami Dade County ka BPV per koke banori reth €47,000.

Dhe ne Miami Dade County shoke dhe shoqe fatura mujore e rrymes per nje familje 4 antareshe me shpenzime prej 1500 kwh me 1 Shkurt do te jete €165, kundrejt familjeve tona qe do te pagujme nga €189 (me subvencione nga Qeveria).

Naten e mire per sonte dhe vikend te kendshem me nje foto nga nje bar restaurant ne Miami Dade County. /Lajmi.net/