Me nga një gol e një asist, Dzeko e Calhanoglu bëjnë debutim fantastik me Inter

Inter ka fituar ndeshjen e parë kampionale të edicionit të ri me një 'poker' ndaj skuadrës së Genoas, duke triumfuar me rezultat të pastër 4-0, shkruan lajmi.net.

Sport

21/08/2021 20:52

Golat për Inter i shënuan Skriniar, Calhanoglu, Vidal dhe krejt në fund edhe Edin Dzeko.

Dyshja e cila u veçuan në këtë takim janë dy të transferuarit këtë merkato tek klubi zikaltër, Calhanoglu dhe Dzeko.

Turku Calhanoglu i cili u largua nga Milan këtë verë për të i’u bashkuar rivalit të qytetit, debutoi në mënyrë fantastike duke shënuar një gol, e duke regjistruar një asistim.

Edhe i transferuari tjetër nga Roma tek Inter, Edin Dzeko pati një ndeshje fantastike, i cili gjithashtu shënoi një gol, dhe regjistroi një asistim tjetër në fitoren 4-0.

Dy lojtarët nuk është se edhe janë vlerësuar shumë si transferime cilësore, megjithatë dyshja i heshti kritikët duke e nisur për mrekulli kampanjën me fanelën e Inter. /Lajmi.net