Më në fund zbulohet e vërteta? Justin Bieber në lidhje me modelen e njohur

Lidhja e tij e fundit ishte fokus i mediave botërore.

ShowBiz

28/06/2018 21:15

Është fjala për artistin, Justin Bieber dhe modelen Hailey Baldwin të cilët po shijojnë pushimet në Washington të Shteteve të Bashkuara, shkruan lajmi net.

Çifti janë fotografuar disa herë së bashku, ku më në fund zbulojnë lidhjen e tyre për të gjithë fansat, pasi së fundmi nuk i ndahen njëri-tjetrit.

Ata janë fotografuar në New York, dorë për dore në rrugët e qytetit, derisa po dilnin për një darkë ndërkaq në Washington ishin duke shijuar një pishinë të rrethuar me shumë njerëz.

Ata më vonë u ndanë kur morën pjesë në një shërbim të kishës në Kirkland, Uashington.

Hailey, 21 vjeçe dhe Justin 24 vjeç, u ulën në radhën e parë për të dëgjuar Pastor Judah Smith. “Ata të dy kanë dy gjëra të përbashkëta, ata e duan partinë e njejtë dhe ata e duan organizimin e tyre në kishë”, tha një burim. /Lajmi.net/