Më në fund reagon Kurti, kërkon nga prokuroria dhe policia që të hetojnë vrasjen e Qerim Kelmendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vrasjes së Qerim Kelmendit.

Lajme

27/02/2020 15:10

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi e ka quajtur mizore dhe më shumë se krim, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti ka kërkuar nga prokuroria dhe policia që të hetojnë këtë vrasje.

Reagimi i plotë i Kurtit, pa ndërhyrje:

Herët nga ministria e pastaj nga mediat mësuam se është vrarë dhe djegur në makinën e tij, Qerim Kelmendi, ish ushtar i UÇK-së.

21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti.

Policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim. /Lajmi.net/