Më në fund po ndërrohet xhamat e thyer të Qeverisë
Xhamat e objektit të Qeverisë së Kosovës, të cilat u thyhen në protestat e organizuara në muajin janar, më në fund kanë filluar që të ndërrohen.

Lajme
Të mërkurën, gjatë ditës janë parë punëtorë të një kompanie të cilët kanë filluar punën në ndërrimin e xhamave.
Ndryshe, xhamat e këtij objekti janë thyer në protestat e organizuara nga partitë opozitar dhe shoqëria civile, e që kërkonin shkarkimin e ministrit serb, Aleksander Jabllanoviq dhe miratimin e Ligjit që e bën Trepçën kompani publike, raporton KosovaPress.