Më në fund kjo sëmundje gjeti shërim

Sëmundja e Ebolës që ka mbytur me mijëra njerëz tani nga shkencëtarët pretendohet që është gjetur ilaçi.

Fun

13/08/2019 23:28

Shkencëtarët kanë thënë që sëmundja e Ebolës nuk mund më të etiketohet një sëmundje e pashërueshme pas suskesit me trajtimet në Republikën Demokratike të Kongos.

RDK është duke luftuar me shpërthimin e kësaj sëmundjes tashmë që një vit: dhe është e dyta sëmundje më e madhe në botë, raporton “Unilad”.

Katër ilaçe ishin duke u provuar në përpjekje për të luftuar këtë sëmundje, dhe dy prej këtyre kanë rritur në mënyrë dramatike normat e mbijetesës. Shkencëtarët shpjeguan se atyre që ju dhanë këto ilaçe gjasat e mbijetesës ishin mbi 49%, transmeton lajmi.net.

Kjo sëmundje që ka mbytur me mijëra njerëz që nga viti 2014, tani fal shkencëtarëve dhe zbulimeve të tyre do të trajtohet dhe personat e prekur me këtë sëmundje do arrijnë të mbijetojnë. /Lajmi.net/