Më në fund, fitore për Milanin (Video)

Pas dy humbjeve radhazi të pësuara në Serie A, Milani më në fund i është rikthyer fitores, pasi ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Parmës me rezultat 3-1.

Sport

01/02/2015 22:38

Menez shënoi në minutën e 17’ për rosonerët, para se në minutën e 24’ Nocerino të shënojë për të barazuar rezultatin.

Në minutën e 57’ Menez shënon një tjetër gol, para se në minutën e 76’ Zaccardo të shënojë për të vulosur fitoren e Milanit, 3-1.

Me këtë fitore, Milani ka arritur në kuotën e 29 pikëve, dhjetë pikë më pak se Napoli që është në vendin e tretë të tabelës së Serie A.

Video