Më në fund ajo foli: Dëshmia e 23-vjeçares që dyshohet se u dhunua nga Dani Alves, është tronditëse

Dani Alves u arrestua më 20 janar dhe qëndron në paraburgim në burg edhe sot e kësaj dite. Ylli brazilian akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze 23-vjeçare dhe pesë kërkesat e tij për lirim nga burgu, kanë rënë në vesh të shurdhër. Mbrojtësi 39-vjeçar, pas disa ndryshimeve në dëshminë e tij, ka pranuar se…

Sport

31/05/2023 14:03

Dani Alves u arrestua më 20 janar dhe qëndron në paraburgim në burg edhe sot e kësaj dite.

Ylli brazilian akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze 23-vjeçare dhe pesë kërkesat e tij për lirim nga burgu, kanë rënë në vesh të shurdhër.

Mbrojtësi 39-vjeçar, pas disa ndryshimeve në dëshminë e tij, ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, por me pëlqimin e saj.

E reja ka folur në programin “En boca de todos” të “América Televisión” dhe tregoi edhe një herë atë që përjetoi atë natë.

“Ai erdhi tek unë dhe më tha, a nuk e di kush jam unë? Mbaj mend që më ka marrë dorën dhe e ka vënë në organet gjenitale. Fillova të frikësohesha shumë dhe mendova: Po sikur të më fuste diçka në pije? Po sikur t’i bëjë diçka mikut tim? Mendova gjithçka në një kohë shumë të shkurtër.

“Ma bëri me shenjë dhe aty i thashë kushëririt, nuk e di nëse duhet të shkoj. Nuk e dija kurrë se ku po shkonte. Mbaj mend që shkova atje ku ishte”.

“Mbaj mend që më ngriti fustanin dhe më bëri të ulem mbi të. Mbaj mend që i thashë nuk mundem, nuk mundem, duhet të shkoj, nuk dua, por ai filloi të thoshte shumë gjëra. Kur më vonë më hodhi në tokë, mbaj mend që isha në shok, nuk dija çfarë të bëja atje”.

“E di që ai nuk më kapi vetëm nga flokët dhe më bëri të gjunjëzohem para tij. Në atë moment pashë një tatuazh si hark dhe thashë se ky djalë do të më lëndojë shumë. Hyra në atë moment, kisha shumë frikë. Fytyra, tatuazhi. dhe sot e kësaj dite janë skena që më trondisin shumë”, tha 23-vjeçarja./Dosja.al/