Me mungesa të mëdha Lakers arrijnë të mposhtin Orlando Magic

Los Angleles Lakers kanë arritur fitore ndaj Orlando Magic në kuadër të NBA.

Sport

29/03/2021 08:14

Pas tre humbjeve rresht dhe lëndimit të LeBron James, i cili tani bashkë me Anthony Davis mbeten jashtë, Lakers arritën të marrin fitoren e dytë rresht, shkruan lajmi.net.

Këtë herë tek Lakers, shkëlqyen Denis Schroder me 24 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Kuzma me 21 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime.

Tek Orlando, Bacon shënoi 26 pikë, tetë kërcime dhe një asistim dhe Okeke me 14 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime.

Rezultatet e çerekëve, Lakers – Orlando: (22-21), (22-18), (25-30) dhe (27-24).

Rezultati përfundimtar, Lakers 96 – 93 Orlando Magic./Lajmi.net/

YouTube player