Më mirë Spanja se Kili

Selektori i Brazilit, Luiz Felipe Scolari ka thënë se më me dëshirë do të takohej me Spanjën ose Holandën, se sa rivalin nga Amerika e Jugut, Kili, në rast të kualifikimit për në fazën eliminatore të Kampionatit botëror 2014. Kili është “dhimbje” për tu takuar me ta sepse sistemi i tyre i lojës është krejt…

Sport

09/12/2013 21:50

Selektori i Brazilit, Luiz Felipe Scolari ka thënë se më me dëshirë do të takohej me Spanjën ose Holandën, se sa rivalin nga Amerika e Jugut, Kili, në rast të kualifikimit për në fazën eliminatore të Kampionatit botëror 2014.

Kili është “dhimbje” për tu takuar me ta sepse sistemi i tyre i lojës është krejt i ndryshëm nga ai i Brazilit, deklaroi Scolari gjatë programit Espetacular, në televizionin Glodo Esporte.

“Shpresoj që Kili të mos kualifikohet. Më me dëshirë do të takohem me të tjerët. Kili është i vështirë për tu takuar, janë mirë të organizuar, inteligjent, dhe kanë ekip të mirë. Është më mirë të takohemi me një ekip evropian”, shtoi ai.

Brazili është në Grupin A me Kroacinë, Meksikën dhe Kamerunin ku fituesi do të takohet me ekipin e dytë në Grupin B, ku gjenden Kili, kampioni i botës dhe Evropës, Spanja, Holanda dhe Australia.

Fituesi i grupit B do të takohet me ekipin e dytë në Grupin A, në fazën eliminatore. Scolari mund të ketë aplikuar presion të hershëm psikologjik.

Brazili e mposhti Kilin 2:1 në një miqësore muajin e kaluar dhe ka humbur vetëm shtatë herë në 67 ndeshje kundër rivalit nga Amerika e Jugut.